Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Blerta Kosova lanson albumin “Reflections”, eksperimenton me muzikën elektronike

Muzika elektronike, aktualisht konsiderohet të jetë njëra ndër zhanret më të dëgjuara në botë. Si zhanër muzikor, ajo prodhohet nëpërmjet instrumenteve dhe teknologjisë muzikore elektro.

Fillet e kësaj muzike datojnë prapa në vitet ‘50 dhe fundi i viteve ’60, transmeton emisioni Express në KTV.

Lirimi i çmimit të teknologjisë elektronike bëri që muzika e prodhuar nëpërmjet metodave elektro, të bëhej gjithnjë e më shumë e zakonshme në terrenin popullor.

Në Kosovë, kjo lloj muzike nuk ka një audiencë të madhe dhe artistët që e kultivojnë atë, janë në numër të vogël.

Qyteti i Mitrovicës njihet si qyteti ku është zhvilluar muzika moderne, prej nga vjen edhe Blerta Kosova, e cila karakterizohet për stilin e saj të veçantë muzikor.

Pasioni i Blertës për muzikën, shihet edhe te përkushtimi i saj në “Mitrovica Rock School”, ku ajo është mësuese e solo-këndimit dhe udhëheqëse e bendit muzikor.

Edhe “Reflections” në një botë tjetër përjetimesh Kulturë “Reflections” në një botë tjetër përjetimesh

Dhjetë këngë të përcjella me vokal në stile të ndryshme, por në stilin e muzikës elektronike janë ato që e karakterizojnë albumin e Blerta Kosovës, “Reflections”.

Dëshpërimi është pikë kthese për Blertën, e cila fillon ta përvetësojë stilin e saj në muzikën elektronike.

Albumin “Reflections” adhuruesit e muzikës elektro do të mund ta kenë nga e premtja dhe ta shohin Blertën duke performuar live.