Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bleona Qereti sërish e zhveshur mbi qilim të kuq

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria e cila tashti jeton dhe vepron në Amerikë, po vazhdon me përpjekjet e saj për të lënë gjurmë në Hollywood, dhe si duket për të nuk ekziston “marketing i keq”.

E ftuar ta ndjekë një prej ndejave të përvitshme të organizuara pas ceremonisë prestigjioze “Oscar”, këngëtarja kishte vendosur ta veshë një fustan transparent me shumë gurë, por nuk e ka marrë mundin të sigurohet që të mos i ekspozohen pjesët intime të trupit, transmeton Koha.net.

Megjithëse, Qereti njihet për format e përkryera trupore, tentativa e saj për të rënë në sy, shpesh nuk është se është pritur mirë nga publiku. Ajo madje me disa veshje në ceremoni shpërblyese në vitet e kaluara, ka arritur të hyjë në listën e personave të veshur me së keqi.

Fustani që bukuroshja shqiptare kishte zgjedhur ta veshë në ndejën, “Elton John AIDS Foundation Academy Award Party”, ishte mjaft i bukur, por këngëtarja ishte dashur të veshë sutjena nën të.

{gallery}

“Elton John AIDS Foundation Academy Award Party’ është një prej ndejave të përvitshme që organizohen në Los Angeles, pas ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve Oscar, dhe ndiqet nga emra të mëdhenj të showbizit.