Bleona Qerreti ka treguar se ka arritur të realizoj edhe një ëndërr të saj duke bashkëpunuar me një ndër aktorët më të njohur botëror, Nicolas Cage.
Ky bashkëpunim, siç deklaron artistja shqiptare, do të ndodh në kuadër të filmit “211”.
“Çfarë nderi i madh dhe një ëndërr e shndërruar në realitet të punosh në një film me një ndër aktorët më të mirë të kohës sonë, Nicolas Cage, një eksperiencë sureale”, ka thënë ajo ndër të tjera në fotografinë e postuar në Instagram.
Bleona Qereti ka tentuar shumë herë që të depërtoj në skenën e muzikës ndërkombëtare dhe të jetë shumë e suksesshme, por këngët dhe paraqitjet e saj nuk kanë pasur ndikim shumë të madh, madje ndonjëherë edhe janë komentuar negativisht.