Sensacioni 19-vjeçar i muzikës, Billie Eilish, ka thënë se e kishte shumë të vështirë në fillim që ta pranonte se deri vonë i kishte idol yjet e muzikës ndërkaq pak kohë më pas, ajo admirohej nga të tjerët.
E pyetur për fjalën “fansa” në emisionin e aktores Drew Barrymore “The Drew Barrymore Shoë”, Eilish ka thënë se i dukej e çuditshme në fillim për faktin që kishte fansa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arsyeja pse më dukej e çuditshme ishte sepse deri në një moment unë isha fanse dhe më pas, papritur edhe unë shikohesha në të njëjtën mënyrë, ndonëse isha vetëm 14 vjeç”, ka thënë Eilish.
Këngëtarja e hitit “The Power of Love”, e cila në vitin 2020 është emëruar artistja e dytë më e dëgjuar në Spotify, ka insistuar megjithatë se ajo nuk ka asgjë të veçantë nga fansat e saj dhe se mbështetjen e tyre e sheh si pjesë të vetes.