Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Billie Eilish hijeshon ballinën e revistës “Vogue” në Amerikë

Billie Eilish po e vazhdon fillimvitin mbarë, duke u përfshirë për herë të parë në ballinën e revistës prestigjioze “Vogue” në Amerikë.

Vetëm disa javë pasi i rrëmbeu pesë shpërblime “Grammy” në disa prej kategorive kryesore të mbrëmjes, përfshirë këtu kategoritë “Kënga më e mirë” dhe “Artistja më e mirë e re”, kantautorja 18-vjeçare do të jetë ylli i numrit të ri të revistës për muajin mars, transmeton Koha.net.

Të hënën, “Vogue” i publikoi katër versione të ballinës ku përfshihej ylli i hitit “Bad Guy” e veshur me veshje të markave të njohur botërore si, Gucci, Versace, Prada Linea Rossa dhe Louis Vuitton.

Tri prej këtyre ballinave janë realizuar nga fotografë të ndryshëm, derisa ballina e katërt është krijuar në formë digjitale dhe e bazuar në vizatimin e Nastya Kovtun, një fans 16-vjeçar i këngëtares nga Russia, talenti i së cilit është spikatur pas postimit të disa vizatimeve të Eilishit në rrjetet sociale, dhe më pas është kontaktuar nga redaktorët e “Vogue” për këtë bashkëpunim.

Revista, e cila do të dal në shitje javën e ardhshme, po ashtu e përfshinë pikturën e realizuar nga artistja, Jesse Mockrin, ku Eilish shfaqet duke e mbajtur një shportë frutash në duar.

Edhe Billie Eilish thekson format trupore për herë të parë në revistën “British Vogue” Showbiz Billie Eilish thekson format trupore për herë të parë në revistën “British Vogue”

{gallery}

Ndërkaq në shkrimin i cili e përcjellë këtë ballinë, zbulohet zanafilla e stilit të veçantë të artistes Eilish, duke filluar nga fëmijëria e saj.

"Thjesht doja të shpikja diçka. Kur e mendoj veten prapa në kohë, në moshën 9 ose 10 vjeçare, më kujtohet që e kisha një stil të tmerrshëm të modës. Por ishte saktësisht ajo që doja ta vishja. Isha e përkushtuar ndaj atij stili të rrobave, i vishja ato dhe isha e lumtur,” ka deklaruar këngëtarja në intervistën e realizuar për “Vogue”.

Përveç ekspozimit të stilit të saj personal në Instagram, Eilish po ashtu ka arritur të shndërrohet në modele të modës së lartë, me parakalimet e saj mbi qilim të kuq. Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “AMA” në nëntor të vitit të kaluar, ajo u vesh kokë e këmbë nga marka e njohur “Burberry”, përfshirë këtu një rrjetë prej kristaleve e cila ia mbulonte fytyrën. Më pas, në ceremoninë “Grammy” të mbajtur muajin e kaluar, Eilisht u shfaq me veshje të markës “Gucci” të cilat dominoheshin nga ngjyra e zezë dhe e gjelbër e ndezur, njësoj sikurse stili i veçantë i flokëve të saj. Po ashtu, edhe këtë herë këngëtarja e kishte vënë një maskë në fytyrë dhe doreza të zeza.

Edhe Billie Eilish dhe Nat Wolff dalin në New York pas thashethemeve për lidhje romantike Showbiz Billie Eilish dhe Nat Wolff dalin në New York pas thashethemeve për lidhje romantike

Madje edhe kryeredaktorja e revistës “Vogue”, Anna Wintour, në të kaluarën e ka lavdëruar stilin e modës së Billie Eilishit.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur po bashkëpunon me “Vogue”, kjo pasi vitin e kaluar ishte pjesë e ballinës së kësaj reviste në Australi.