Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bill Maher do të rikthehet me emisionin e tij

Komediani dhe komentatori politik Bill Maher ka thënë se do të rikthehet në TV me emisionin e tij “Real Time with Bill Maher” në HBO ani pse greva e skenaristëve e aktorëve po vazhdon në Hollywood.

“’Real Time with Bill Maher’ do të rikthehet, fatkeqësisht pa skenaristë”, ka shkruar Maher në rrjetin social “x” ish-Twitter.

Ai ka treguar se ka kaluar shumë kohë duke mos u shfaqur në ekran dhe po mendon se njerëzit duhet të rikthehen në punë.

“Skenaristët kanë probleme të shumta me të cilat solidarizohem dhe shpresoj se do të adresohen në të mirë të tyre, por ata nuk janë të vetmit njerëz me probleme dhe shqetësime”, ka shkruar Maher.

Ai ndihet me shpresë se gjithçka do të përfundoi më së miri ani pse po i duket se nuk po ndodh asgjë.

“I dua skenaristët e mi, unë jam një nga ta, por nuk jam i përgatitur për të humbur gjithë vitin dhe të shoh njerëzit të vuajnë kaq shumë”, ka shkruar Maher.
Ai deklaroi se për nder të grevës nuk do të mbajë asnjë monolog e as disa pjesë të tjera të emisionit të tij që ai i do aq shumë.

Edhe Jimmy Kimmel pranon se dikur kishte shpresuar t’i anulohej emisioni Showbiz 9 muaj më parë Jimmy Kimmel pranon se dikur kishte shpresuar t’i anulohej emisioni

Maher gjithashtu u ka thënë shikuesve se emisioni i tij pa skenaristët nuk do të jetë aq i mirë sa ishte kur ishin ata në punë. Megjithatë ai prapë se prapë tha se emisioni i tij nuk do ta zhgënjejë publikun.

Greva e cila është duke vazhduar ende, ka filluar gjatë muajit maj në Amerikë dhe konsiderohet të jetë protesta më e madhe ndonjëherë e skenaristëve e aktorëve të Hollywoodit.

Greva ndodhi për shkak të dështimit të negocimit të kontratave nga “Alliance of Motion Picture” dhe producentëve televizivë. (Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)