Këngëtarja e famshme Beyonce dhe vajza e saj Blue Ivy, kanë mahnitur publikun me veshjen e tyre në “Wearable Art Gala”.
Ngjarja ka ndodhur në Los Angeles ditën e djeshme, shkruan Elle, transmeton Koha.net.
Në Gala, Beyonce u nderua për punën e saj humanitare bashkë me vjehrrën e saj, Gloria Carter.
Aty mori pjesë edhe nëna e Beyonces, Tina Knowles Lawson dhe babai i saj Richard Lawson.
Beyonce ishte e shoqëruar me vajzën e saj Blue Ivy, burrin Jay Z dhe motrën Solange.