Showbiz

Beyonce del me këngë të fuqishme

beyonce

Beyonce ka shpërndarë projektin e ri të quajtur “Be Alive”, që do të publikohet me filmin “King Richard”.

Kënga e re do të lëshohet në filmin e Will Smithit. I drejtuar nga Reinaldo Marcus Green, “King Richard” pritet të arrijë në kinema të premten e ardhshme.

Beyonce pati konfirmuar se po punon me një muzikë të re gjatë verës. Ajo kishte shpjeguar se ndonjëherë i duhej shumë kohë që të dëgjonte mijëra tinguj për të gjetur atë të duhurin.

Këngëtarja pritet të lansojë edhe këngë të tjera pas albumit të fundit. Ajo lansoi “Everything is Love”, bashkëpunim me Jay-Z më 2018.