Ben Affleck është parë me ish të dashurën e tij Lindsay Shookus dhe ish-gruan Jennifer Garner të shtunën.
Aktori i “Gone Girl” i kishte dy takime me Shookus, duke nxitur kështu thashetheme rreth ribashkimit, duke u bashkuar me të për kafe dhe pastaj më vonë në mbrëmje për darkë.
Megjithatë, në pasdite Affleck e shoqëroi Garner në një ceremoni martesore me dy nga fëmijët e tyre. Ishte kjo një ditë e mahnitshme për yllin, 46 vjeç, meqë fillimisht ai e shijoi një takim në Starbucks të Los Angeles me producenten e Saturday Night Live, Shookus. Ajo buzëqeshi, duke i mbajtur dy pije ndërsa hyri në Bentley me Affleckun, i cili ishte ulur në ulësen e shoferit, shkruan KOHA Ditore.
Ata të dy u ndanë në gusht të vitit 2018 pasi që Ben u paraqit në rehabilitim për varësi nga alkooli. Një burim kishte thënë për Radar në atë kohë që varësia e Affleck ndaj alkoolit e largoi producenten televizive bionde. Por kohët e fundit, u raportua se Affleck dhe Shookus, 38, janë përsëri "miq", gjashtë muaj pas ndarjes së tyre.
Më vonë të shtunën, ishte kohë familjare për Affleckun si dhe ish-gruan Garner, 46 vjeç.
Ata morën pjesë në një martesë së bashku me vajzën Violet, 13 vjeç dhe djalin Samuel, 6 vjeç. Vetëm Seraphina (10 vjeç) mungonte. Affleck dukej bukur në një pallto gri mbi një kostum solemn ndërsa Garner e kishte veshur një triko të zezë dhe fund të zi dhe take të larta të zeza. Edhe pse dukeshin si çift i përsosur, Affleck dhe Garner zyrtarisht u shkurorëzuan në tetor të vitit 2018.
-
Ben Affleck i hapur për një mundësi të dytë me ish-gruan
-
Shfaqen sërish bashkë Jennifer Lopez e Ben Affleck
-
Jennifer Lopez sërish dëshmon marrëdhënien e mirë me ish-gruan e Affleckut
-
Jennifer Garner uron çiftin Ben Affleck dhe Jennifer Lopez për fejesë
-
Ben Affleck sqaron deklaratat e tij për ish-gruan