Dy vëllezërit që kanë raporte jo të zakonshme mes vete - role të portretizuara nga aktorët Ben Affleck dhe Jon Bernthal – do të rikthehen në filmin “The Accountant 2”.
Na ndajnë vetëm pak muaj nga lansimi i vazhdimit të dytë të filmit të vitit 2016, që i takon zhanrit triler dhe aksion, dhe të gjithë janë kuriozë për të parë se sa ndryshon nga projekti i kaluar.
Në qendër të historisë së filmit është një gjeni i matematikës, Christian Wolff, i portretizuar nga Affleck, i cili e zbulon një mashtrim me njërin prej klientëve të tij. Ai ka talent të jashtëzakonshëm për të zgjidhur probleme komplekse dhe kur një person i afërt i tij vritet, dhe lë prapa një mesazh misterioz, Wolff detyrohet ta zbardhë rastin. Kur kupton se duhet marrë masa më ekstreme për t’i gjetur personat përgjegjës, ai vendos ta angazhojë vëllain e tij, Brax, për ta ndihmuar. Ky është një vrasës me pagesë shumë i rrezikshëm.
Pjesë e kastës së aktorëve në film janë edhe J.K. Simmons, Cynthia Addai-Robinson, Daniella Pineda dhe Allison Robertson.
“The Accountant 2” lansohet nëpër kinema më 25 prill.
-
Ben Affleck pa unazë të martesës në xhirime të filmit
-
“By any Means” sjell në ekran një komplot që sfidon drejtësinë
-
Channing Tatum dhe Jonah Hill pritet të ribashkohen për filmin e ri “24 Jump Street”
-
Cena dhe André sjellin shumë të qeshura me filmin “Little Brother”
-
Seriali i “Disney” e rikthen Jon Bernthalin në rolin e The Punisher