Showbiz

Ben Affleck ia bën regjinë vetes në filmin “Ghost Army”

Ben Affleck do të dalë prapa kamerës për t’ia bërë vetes regjinë në filmin e ri të bazuar në dokumentarin e Netflix, “Ghost Army”.

Ai do ta marrë përgjegjësinë për projektin e Universal Pictures me skenarin e shkruar nga Nic Pizzolato, të përshtatur nga libri i Rick Beyer dhe Elizabeth Sayles, “The Ghost Army of World War 2: How One Top-Secret Unit Deceived the Enemy with Inflatable Tanks, Sound Effects, and Other Audacios Fakery”.

Affleck, gjithashtu, do ta bëjë edhe produksionin.

Drama flet për mashtruesit ushtarakë, të cilët i mashtrojnë nazistët për zbarkimin e forcave në vendet e gabuara drejt përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“The Ghost Army” përbëhej nga mbi 1.100 njerëz, të cilët i mashtruan gjermanët me tanke të fryra ajri dhe baza mashtruese për ta mashtruar armikun për forcën dhe vendndodhjen e njësive amerikane, sipas Deadline.

Affleck, gjithashtu, aktualisht po e zhvillon versionin e ri të “Witness for the Procecution” të Agatha Christie, në të cilin ai gjithashtu do të luajë dhe do ta bëjë regjinë, shkruan KOHA Ditore.

Këto dy projekte të reja erdhën pasi ai u largua nga regjia e filmit të pavarur të Batman, në të cilin ai do ta përsëriste rolin e tij të “kalorësit të zi”. Matt Reeves tani e ka marrë detyrën e regjisorit në atë projekt dhe është në kërkim të Batmanit të ri.