Catherine Zeta-Jones dhe vajza e saj 14-vjeçare, Carys Zeta Douglas, ishin të pranishme në pasarelën e Dolce & Gabbana në New York, ditën e dielë.
Aktorja e famshme 48-vjeçare dhe e bija ishin me të zeza dhe shkëlqyen “New York Metropolitan Opera House”.
Muajt e fundit, bashkëshorti i Catherine Zeta-Jones, Michael Douglas u përfshi në skandalin seksual të Hollywoodit. Ai u akuzua nga një punonjëse për përdorim fjalori të ndyrë dhe masturbim në prani të saj. I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktorit, i cili ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke theksuar faktin se çdo gjë e thënë në drejtim të tij është gënjeshtër.
Për këtë histori ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Catherine Zeta-Jones, e cila ka shprehur besimin ndaj Douglas dhe ka thënë se nuk ka asnjë dyshim për fjalët e tij.
{gallery}
-
Vajza e Catherine Zeta-Jones “vjedh” rrobat e nënës
-
Motra i shkon në vizitë, Brooklyn Beckham e quan “skenar të orkestruar”
-
Kate Moss është në bisedime për një dokumentar me Netflixin
-
David Beckham me urim për Victorian për Ditën e Nënës
-
Brooklyn Beckham shpreh sërish publikisht mbështetje për bashkëshorten