Tiranë,1 mars – Gratë që janë pjesë e industrisë së muzikës, më shumë se kurrë janë duke u bashkuar për të përkrahur njëra-tjetrën.
Bebe Rexha ka organizuar një darkë, për të bashkuar gratë të cilat janë pjesë e industrisë muzikore, me një qëllim të vetëm, përkrahjen e tyre.
“Le të shkruajmë hite muzikore së bashku dhe të pasurohemi. Mbrëmë kam qenë e ftuar në darkën “Women In Harmony” ku nderuam teksteshkrueset, producentet dhe artistet që janë në industrinë e muzikës. Faleminderit të gjithë juve që ishit dhe na munguan shumë ato që nuk ishin”, ka shkruar ndër të tjerash shqiptarja Bebe në llogarinë personale në Instagram.
Artikuj të ngjashëm
-
Bebe Rexha kërcënon se do ta shkatërrojë industrinë e muzikës
-
Bebe Rexha dhe shumë yje tjera bëjnë thirrje kundër vrasjeve në Amerikë
-
Të tri këngëtaret e famshme shqiptare i përgjigjen ftesës së Bebe Rexhës për bashkëpunim
-
Bebe Rexha sulmon stilistët e veshjeve që e refuzuan për shkak të përmasave të trupit
-
Dua Lipa e Bebe Rexha nderohen nga “Variety”