Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebe Rexha: Pa rrezikuar nuk ndryshohet pamja e muzikës

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është figura kryesore e revistës amerikane, Flaunt, që e ka në ballinë yllin e muzikës me famë botërore.

Në një intervistë ekskluzive për këtë revistë Bebe Rexha ka treguar për punën e saj të vështirë që duhet të bëjë për të qenë në nivel të lartë në industrinë e muzikës, transmeton Koha.net.

Sipas saj vetëm rreziku e ndryshon pamjen e muzikës.

“Nuk më pëlqen të mbërthehem në ndonjë linjë. Thjesht bëj atë që dua, ose dështoj shumë ose fitoj shumë. Më parë do të rrezikoja se sa të jem e sigurt dhe e mërzitur. Kjo nuk bën hitet, apo ndryshimin e pamjes në muzikë”, shprehet Bebe Rexha.

Ajo thotë se ndonjëherë e harron statusin e saj, megjithatë insiston se gjithmonë duhet të dëshmohet për aftësitë e saj.

Edhe Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave Showbiz Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

“Ende ndjehem vajza që jeton në shtëpinë e prindërve të mi, sikur askush s’më ka kushtuar vëmendje, prandaj duhet që gjithmonë të dëshmoj diçka”, është shprehur ajo.

{gallery}