Bebe Rexha është e sigurt se ajo e thyen çdo mashkull me të cilin është në lidhje, pasi që ata (meshkujt) nuk mund ta përballojnë personalitetin e saj "të vështirë".
Ylli i hitit “Meant to Be” njihet për këngët e saj pop dhe personalitetin e saj të sinqertë, ku nuk ka frikë të flasë për një çështje ose të ballafaqohet me “trollët” në mediat sociale dhe ajo beson se pamja e saj e jashtme e ashpër e frikëson çdo interes të mundshëm dashurie.
"Ndihem sikur të gjithë kanë frikë nga unë, meshkujt dhe femrat", tha ajo për NYLON. "Për shkak se më pëlqen të them gjëra, dhe ata janë të frikësuar se do të them diçka rreth tyre. Ndonjëherë bëhem nervoze dhe them gjëra të marra. Dal vërtet e ashpër. Meshkujt sidomos, ata nuk mund të më përballojnë. E thyej çdo mashkull".
Bebe nuk identifikohet si heteroseksuale dhe shpjegoi se ajo përqendrohet më shumë në energjinë e një personi sesa në gjininë e tyre, duke thënë, "Nëse dua të dal me dikë, thjesht do ta bëj. Nuk më intereson kush je. E adhuroj energjinë".

Megjithatë, 29-vjeçarja aktualisht nuk është e interesuar të kërkojë dashuri ose partner, edhe pse e pranon se do të donte që dikush të kujdeset për të, sepse ajo kujdeset për të gjithë të tjerët rreth saj, shkruan KOHA Ditore.
Ajo gjithashtu e paralajmëroi çdo interesim të mundshëm dashurie se nuk i pëlqen të dalë në takime.
Edhe
Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave
"E kam një gjë të çuditshme", vazhdoi ajo. "Meshkujt përpiqen të më ftojnë në takime, ndërsa mua nuk më pëlqejnë takimet. Nuk më pëlqen të jem aq intime derisa njerëzit shikojnë. Unë jam personi i cili, kur shkoj në një restorant dhe dikush është në takim... oh Zoti im! Unë jam përgjuesi më i madh! Filloj t'i informoj të gjithë në tavolinën time, si për shembull, 'Ata nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin, ajo shkoi në tualet'".
Ajo e kujtoi një herë kur një mashkull e ftoi atë në takim dhe ajo e pyeti nëse mund të shkonin të blinin tiketa lotarie gërvishtëse, duke shtuar, "Tiketat gërvishtëse janë të preferuarat e mia. Vetëm këtë e bëj, i adhuroj".