Shqiptaro-amerikani, Majk Adam, është personalitet i radios dhe televizionit në SHBA. I njohur për veçantinë e trajtimit të emisioneve të tij, Majk, në botën shqiptare u bë i njohur, pasi i kërkoi dorën Rita Orës në emisionin e tij “Up close and personal”.
Kohë më parë, pjesë e emisionit të tij ishte edhe Era Istrefi, ndërsa siç thotë Majk, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ka kohë që janë në listën e tij të shqiptareve që dëshironte t’i ketë në shou.
Bebe me të pranuar ftesën e Majkut, ai kishte pyetje pafund për të...Përgjatë bisedës që kishin rreth albumit të saj debutues, ai e pyeti atë nëse do të bëjë edhe ndonjë këngë apo album në gjuhën shqipe. Ajo tregoi se tashmë në këngët e saj si “Self control” ose tek “I got you” ka influencë të tingujve gjegjësisht baterive, por që nuk është se e di shqipen aq rrjedhshëm sa të bëjë një këngë apo album të plotë.
-
Rita Ora flet për bashkëpunimin e mundshëm me Bebe Rexhën, Dua Lipën e Ava Maxin
-
Të tri këngëtaret e famshme shqiptare i përgjigjen ftesës së Bebe Rexhës për bashkëpunim
-
Rita Ora lavdëron Dua Lipën dhe Bebe Rexhën
-
Bebe Rexha rrëfen pesë gjëra rreth muzikës së saj që nuk i ka treguar më herët
-
Bebe Rexha kujdeset për shëndetin mendor të fansave