Showbiz

Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë gjatë koncertit në New York

Këngëtarja Bebe Rexha është goditur në fytyrë nga një telefon teksa ishte në një koncert në New York City të dielën,

Këngëtarja/kantautorja 33-vjeçare po performonte një koncert të dielën në The Rooftop në Pier 17 në turneun e saj Best F'n Night Of My Life.

Siç shihet në një video në Twitter, artistja e "Back to You" u pa duke kënduar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës.

Derisa ajo ishte përballë audiencës, një telefon u pa duke dalë nga publiku dhe duke e goditur atë drejt në fytyrë.

Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për Grammy ra në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të ekipit të saj nxituan për ta ndihmuar.

Videoja u shpërnda nga një numër i të pranishmëve të koncertit në Big Apple të dielën.

Teksa mjekët po kujdeseshin për të dhe po e çonin pas perdes në vend, ajo i bëri një përshëndetje audiencës.

“Kjo është Bebe Rexha që po largohet me nxitim nga vendi i koncertit këtu në NYC pasi dikush hodhi një telefon dhe e goditi në fytyrë teksa ishte në skenë”, ka shkruar përdoruesi i Twitterit në klipin e publikuar.

Një përdorues tjetër i Twitterit tha se Bebe Rexha është dashur t’i bënte tri qepje, pas dikush nga audienca e goditi me telefon.

Një numër i fansave të Rexhës shkuan në Twitter për të shprehur mllefin pas sulmit e pakuptimtë ndaj yllit të popit.

Personi që e hodhi telefonin në fytyrën e Bebe Rexhës u arrestua. Ai u kap nga publiku.