Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

Pas Dua Lipës, edhe një tjetër këngëtare shqiptare me famë botërore ka bashkëpunuar me markën e njohur të atleteve “Puma”.

Një grua me vetëbesim dhe shumë e suksesshme në muzikë: ajo është Bebe Rexha.

Këngëtarja e nominuar me çmim “Grammy” është shndërruar në ambasadoren e re të fushatës së “Deichmann”, zinxhiri më i madh i shitjes së veshmbathjeve në Evropë. Së bashku i kanë krijuar disa modele të atleteve me markën e njohur “Puma”, e që janë pjesë e koleksionit të titulluar “Power”.

“Çfarëdo që ju përshtatet”, kjo është motoja e fushatës e cila e mbështet emancipimin e grave.

Bebe Rexha, e cila u bë e njohur për shkrimin e këngëve për artistë të mëdhenj si Eminen, Rihanna dhe Selena Gomez, u shpreh e entuziazmuar për këtë bashkëpunim.

Koleksioni “Power” tashmë është në dispozicionin e publikut. Atë e gjeni në dyqanet “Deichmann” në Gjermani dhe vende tjera të Evropës, si dhe mund të porositet online.

Edhe Puma sjell koleksionin me emër shqip falë Dua Lipës Showbiz Puma sjell koleksionin me emër shqip falë Dua Lipës