Showbiz

Bebe Rexha dhe Doja Cat me performancë fantastike live

Dyshja e famshme e muzikës, Bebe Rexha dhe Doja Cat, kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme me bashkëpunimin e tyre të fundit, “Baby I’m Jealous”, me t’u lansuar në platformat muzikore.

Kënga e shoqëruar me një videoklip mjaft artistik brenda një jave të publikimit ka arritur t’i marrë 18 milionë klikime në YouTube, është pozicionuar në maje të toplistave muzikore në Amerikë dhe ia ka fituar këngëtares me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, renditjen më të mirë në toplistën e 100 këngëve më të mira “Billboard” në karrierën e saj, duke u pozicionuar në vendin e 58-të.

Ndërkaq, suksesin e fundit këngëtaret e shënuan me performancën e mrekullueshme live të kësaj kënge, në emisionin e njohur televiziv “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Gjithçka nga interpretimi i dyshes ishte e përkryer, duke filluar nga paraqitja fizike e deri tek vokali, transmeton Koha.

Performanca e yjeve Bebe Rexha dhe Doja Cat është mirëpritur dhe vlerësuar nga publiku mbarë botërorë, gjë që vetëm sa e vërteton suksesin e këtij bashkëpunimi.

“Baby I’m Jealous” është projekti i parë muzikor të cilin këngëtarja me prejardhje shqiptare, e lanson prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Së fundmi, ylli i hitit “No Broken Hearts” kishte bërë të ditur se kohën në karantinë, e kishte kaluar duke shkruar këngë të reja dhe duke e kompletuar albumin e saj të dytë muzikor.

Kënga më e suksesshme e Bebe Rexhës mbetet “Meant to be”, e lansuar në vitin 2017 në bashkëpunim me grupin e muzikës country, “Florida Georgia Line”, dhe e cila i numëron mbi 939 milionë klikime në YouTube.