Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, sapo ka postuar një video në profilin e saj në Facebook, me të cilën ngjalli shumë shikime dhe pëlqime.
Ajo, së bashku me disa fansa shqiptarë, dëgjohet teksa brohorisnin “kuqezi” para hotelit ku qëndron këngëtarja në Brooklyn, SHBA, raporton Koha.net.
Bebe Rexha është njëra nga këngëtaret më të kërkuara në SHBA për momentin.
Kënga e saj e fundit është “F.F.F. (Fuck Fake Friends)”, të cilën e ka bërë në bashkëpunim me G-Eazy, e cila ka marrë mbi 16 milionë shikime.