Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bashkëshortët që kaluan 71 vjet bashkë vdiqën në të njëjtën ditë

Bashkëshortët Herbert dhe Marilyn Frances DeLaigle, të cilët së bashku i kaluan 71 vjet të martuar, vdiqën në të njëjtën ditë, në një hapësirë kohore prej 12 orësh.

Herbert dhe Marilyn u martuan gjatë të dyzetave dhe e kaluan shumicën e jetës së tyre me gjashtë fëmijët e tyre në Georgia të Shteteve të Bashkuara.

Siç tha familja e tyre, Herberti 94-vjeçar vdiq i pari rreth dy orë pas mesnate, ndërsa bashkëshortja e tij, 88-vjeçarja Marilyn vdiq 12 orë më vonë.

Image

Historia e tyre e dashurisë filloi në një kafene në Waynesboro të Virginias. Marilyn atëherë ishte 16 vjeç dhe punonte si kameriere, ndërsa Herbert ishte 22-vjeçar dhe nuk mund t’i largonte sytë prej saj.

"E shikoja vazhdimisht se si hynte dhe dilte prej kafenesë. Nuk i largoja dot sytë prej saj. M’u desh shumë kohë që ta mblidhja guximin dhe ta pyesja nëse donte të dilte ndonjëherë me mua", tha Herbert vitin e kaluar me rastin e përvjetorit të tyre të 70-të të martesës, shkruan KOHA Ditore.

Edhe Çifti 71 vjet të martuar vdesin në një ditë Kuriozitet Çifti 71 vjet të martuar vdesin në një ditë

Herën e parë, siç thanë ata, shkuan në kinema, ndërsa një vit më vonë u martuan.

Image

"Ai ishte gjithmonë i qetë, i durueshëm dhe plot me dashuri", tha Marlyn.

Çifti ka jetuar gjashtë vjet në Gjermani derisa Herbert shërbente në ushtri atje, dhe pastaj shpesh i ndryshuan adresat gjatë shërbimit të tij 20-vjeçar, thuhet në njoftimin e vdekjes.

Marilyn ishte udhëheqëse e skautëve, pronare e një lulishteje dhe adhuruese e madhe e kafshëve. Fëmijët e saj e përshkruajnë atë si një nënë jashtëzakonisht të përkushtuar, e cila e dha maksimumin kur babai i tyre mungonte madje edhe për disa muaj.

Edhe Jetuan 65 vjet së bashku, çifti gjen vdekjen në të njëjtën ditë Kuriozitet Jetuan 65 vjet së bashku, çifti gjen vdekjen në të njëjtën ditë

Nga ana tjetër, Herbert i adhuronte peshkimin, zdrukthëtarinë dhe punën në fermë.

Ata lanë pas vetes gjashtë fëmijë, 16 nipër e mbesa, 25 stërnipër e stërmbesa dhe tre stër-stërnipër e stër-stërmbesa.