Këngëtarja dhe aktorja koreane Bae Suzy do të publikojë këngë këtë muaj.
Ajo në Instagram ka shpërndarë një fotografi të këngës që është pritur gjatë nga fansat.
“Satellite” do të shënojë projektin e parë që nga 2018-a me albumin e saj, raporton NME.
Gjatë mungesës së saj në muzikë, Bae është fokusuar në karrierën e aktrimit, duke luajtur role në shumë filma të Koresë së Jugut.