Ekipi mbrojtës i reperit P.Diddy, akuzojnë autoritet amerikane për rrjedhje të videos në mediumin “CNN”, ku ai shihet duke sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, Cassanda Ventura, Cassie.
Avokatët e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, kanë pretenduar se vet autoritet amerikane kanë lejuar rrjedhjen e videos së sulmit fizik, shkruan “The Guardian”.
Përmes një ankese të publikuar të mërkurën, avokatët e Combsit pretendojnë “për një sërë rrjedhjesh të autoriteteve amerikane, të cilat kanë çuar në dëmtim, si pasojë e të cilave ngjarja arriti të merrej vëmendje e jashtëzakonshme para se të fillonte gjyqi dhe se vetëm mund ta nxisë jurinë për privim të gjykimit të drejtë për Combsin”.
Prokuroria shtetërore e ka mohuar se Departamenti i Sigurisw Kombwtare i SHBA-sw ka rrjedhur videon e sulmit ndaj Venturas qw ka ndodhur nw korridorin e hotelit InterContinental në Los Angeles, e cila ishte siguruar nga mediumi “CNN” dhe u transmetua në muajin maj.
Pak pas publikimit të kësaj videoje, Combs bëri një video ku shihet duke kërkuar falje publikisht për sjelljen që kishte bërë. Atë video e publikoi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
Kjo video është bërë dëshmia ndër kryesoret në rastin ndaj Combsit, i cili në atë kohë ishte duke u përballur me një sërë padish me akuza për dhunim, drogim, shantazh e trafikim seksual.
Ventura ishte e para që ngriti padi kundër Combsit në muajin nëntor të vitit të kaluar, e cila përfundoi me marrëveshje mes palëve.
“Video kishte rrjedhur në CNN për një arsye - për ta shkatërruar plotësisht reputacionin dhe mundësinë që Combs të mbrohej me sukses kundër akuzave. Në vend që ta përdornin këtë video si provë në gjyq, krahas provave të tjera që i japin kontekst dhe kuptim, agjentët e keqpërdoren atë në mënyrën më paragjykuese dhe të dëmshme që është e mundur”, thuhet në ankesën e avokatëve të reperit.
Pretendimet e avokatëve, autoritet amerikane i kanë mohuar duke thënë se “nuk e kemi pasur në posedim videon para se të publikohej në CNN”.
Në ankesën e avokatëve të yllit, në asnjë mënyrë nuk pretendohet se “autoritet janë tërësisht përgjegjëse për këtë” për të besuar se ato me të vërtetë e kanë rrjedhur videon.
Ata kanë kërkuar një seancë dëgjimore për rrjedhjen e pretenduar.
Në ankesë gjithashtu pretendohet se bastisjet e muajit mars në pronat që Combsit në Miami dhe Los Angeles “ishin dizajnuar specifikisht për tu bërë një lloj spektakli publik i brutalitetit dhe nuk ishin të fokusuara në mbledhjen e provave potenciale”.
Më herët gjatë kësaj jave, Combs ka kërkuar për të tretën herë të lirohet deri në gjykim duke ofruar dorëzani prej 50 milionë dollarësh, gjë që nuk ju lejua dhe avokatët e tij deklaruan se argumentet e prokurorisë janë të bazuara në spekulime.
Avokatët kanë kërkuar që gjyqi ndaj tij të fillojë në pranverë të vitit 2025.