Aktorja Asia Argento thotë se e fajëson veten për vdekjen e të dashurit të saj, Anthony Bourdain.
Shefi i njohur i kuzhinës bëri vetëvrasje në vitin 2018 në moshën 61-vjeçare, dhe tani aktorja e njohur italiane, Asia Argento, e cila ishte në lidhje romantike me të për dy vjet, ka deklaruar se është pjesërisht fajtore për këtë ngjarje tragjike, raporton portali “Female”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Në librin e ardhshëm që pritet të publikohet më 11 tetor, “Down and Out in Paradise: The Life of Anthony Bourdain”, aktorja akuzohet si fajtore për vdekjen e Anthonyt, pasi ishte zënë duke e puthur një burrë tjetër.
“Në tekstin e fundit që ia dërgova atij, i thash të mos më bezdiste. Anthony ishte i dehur, ai kishte problem me alkoolin, njësoj sikur unë. Atë mbrëmje po tregohej shumë i çuditshëm, ishte i zemëruar dhe fliste me mua më ndryshe”, deklaroi Argento në intervistën e saj të fundit.
Tutje, aktorja shpjegoi se në kohën kur Bourdain ia morri jetën vetes, ajo mezi po priste ta fillonte punën e re si anëtare e jurisë së shout italian, “The X Factor”. Ajo insiston se gjatë telefonatës së tyre të fundit, Anthony nuk ishte xheloz për aferën e saj të supozuar.
“Isha e lumtur sepse pas një dite do t’i filloja xhirimet e shout ‘X Factor’. Ai po ma prishte disponimin me energjinë e tij. Një natë më herët ma dërgoi një mesazh përmes së cilit më tha se jam grua e lirë. Anthony nuk ishte xheloz. Por ishte në depresion të thellë. Njerëzit e tij të afërt provuan të më fajësojnë mua dhe të më bëjnë përgjegjëse për vetëvrasjen e tij. Por, unë edhe ashtu ndihesha përgjegjëse. Nëse më duhet të marr gjithë fajin, do ta marr, mirëpo kjo është një mënyrë e thjeshtë për ta shpjeguar se çfarë ndodhi në të vërtetë. Ai ishte i dobët por u detyrua ta fsheh këtë fakt nga shoqëria, familja dhe bota”, deklaroi aktorja për emisionin italian “Domenica In”.
Asia Argento nga publiku i gjerë njihet për rolet në filma të tillë si, “Marie Antoinette”, “XXX”, “New Rose Hotel”, “Boarding Gate” dhe të tjerë.