Filmi i ri që është shfaqur në platformën “Netflix”, “The Society of The Snow” flet për rrëzimin e një aeroplani dhe të mbijetuarit që luftojnë për jetë, për 72 ditë mbi malet Ande të mbuluara me borë, raporton “The New York Times (NYT)”.
Filmi i parë që përshkruante këtë histori është bërë në vitin 1993 dhe titullohej “Alive”. Në të luajtën aktorë amerikanë si Ethan Hawke, i cili u bë menjëherë shumë i famshëm.
Por sipas NYT, filmit “Society of the Snow”, që bazohet në librin e Pablo Viercit, i mungon detaji që vjen nga këndvështrimi i të mbijetuarve të vërtetë, një spektakël i ofruar nga dokumentari “Stranded: I've Come From a Plane That Crashed on the Mountains” që u shfaq në vitin 2008.
Historia flet për datën 13 të muajit tetor të vitit 1972 kur një aeroplan nga Uruguai që kishte destinacion Santiagon, kryeqytetin e Kilit, e i cili kishte 45 njerëz brenda duke përfshirë edhe pjesëtarët e ekipit te ragbit të njohur si “Old Christians”, u rrëzua mbi Ande. Derisa ekipet e shpëtimit vijnë për ndihmë 10 javë më pas, vetëm 16 pasagjerë i mbijetojnë rrëzimit të aeroplanit përmes mënyrave të ndryshme, duke përfshirë kanibalizmin.

Roberto Canessa, i mbijetuar që u bë kardiolog e pediatër i shquar dhe kandidat për president në Uruguai në vitin 1994, ka thënë për “National Geographic” se “antropofagjia” (ngrënia e species së njëjtë) është një fjalë më e mirë për të përshkruar atë që ndodhi, pasi që “kanibalizmi” është fjalë e rëndë, që mund të nënkuptojë vrasjen e njerëzve për konsum. “Problemi është se asnjë film nuk mund të paraqesë përvojën e rëndë që ndodhi atje”, kishte shkruar Roger Ebert për filmin “Alive” 31 vjet më parë, dhe kjo mbetet e vërtetë edhe sot, sipas NYT.
Sipas prestigjiozes amerikane, kinemaja nuk mund ta shfaqë të vërtetën që qëndron pas tragjedisë.
Asnjë version i historisë që shfaqet në “Society of The Snow” nuk e ka përshkruar si “të nxituar” ose “të menduar pa kujdes” vendimin e të mbijetuarve për të ngrënë mishin e njeriut për mbijetesë.

“The Guardian” për “Society of The Snow” ka shkruar se pjesa më e madhe e filmit është marrë me pritjen dhe me grindjet e të mbijetuarve për çështjet e ndërlikuara morale. “The Guardian” gjithashtu e konsideron të mençur vendimin e regjisorit Juan Antonio Bayona për ta bërë filmin si tregim për të mbijetuarit, ashtu edhe për viktimat, pavarësisht se shumica e shikuesve e dinë përfundimin.
Traileri:
LEXO EDHE: