Post Malone ka folur për tatuazhet e tij në fytyrë, duke thënë se ato mund të kenë ardhur nga pasiguria.
Reperi dhe këngëtari shumë i suksesshëm njihet për tatuazhet e shumta në fytyrë, ku përfshihen fjalë të ndryshme si, “gjithmonë” dhe “i lodhur”, të cilat i ka të shkruara përfundi syve, transmeton Koha.net.
Në një intervistë të fundit të realizuar për revistën prestigjioze “GQ Style”, Malone fillimisht bëri shaka për pamjen e tij, para se të fliste për arsyet më të thella prapa vendimit për të bërë tatuazhe në fytyrë.
“Unë jam i shëmtuar,” ka thënë reperi duke bërë shaka. “Tatuazhet në fytyrë mund të jenë rezultat i ndjenjës së pasigurisë, pasi nuk më pëlqente pamja ime dhe kështu vendosa të shkruaj apo vizatoj diçka ‘cool’. Në këtë mënyrë, kur shikohem në pasqyrë i them vetes se po dukem bukur dhe më rritet pak vetëbesimi, gjithnjë kur është fjala për pamjen time,” ka deklaruar Malone.
Muajin e kaluar, Post Malone e nderoi reperin e ndjerë Mac Miller, gjatë një koncerti në vendlindjen e tij, Pittsburgh.
Dyshja ishin shokë të mirë para se Mac të vdiste në shtator të vitit 2018, nga mbidoza aksidentale me drogë. Po ashtu besohet qwë para se të ndodhte kjo tragjedi, Malone dhe Miller, ishin afër realizimit të një albumi bashkëpunues.
Edhe
Post Malone shtynë turneun në SHBA, shkak albumi i ri