Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arrestohet reperi spanjoll Hasel, ishte mbyllur në universitet

Reperi spanjoll Pablo Hasel është arrestuar, një ditë pasi ishte mbyllur brenda një universiteti për ta evituar vuajtjen e burgimit, raporton BBC.

Policia katalane është futur në Universitetin e Lleidas sot dhe e ka arrestuar atë, vetëm një ditë pasi ai kishte shkuar atje me përkrahësit e tij.

Hasel po përballet me nëntë muaj burgim për glorifikim të terrorizimit dhe shpifje ndaj kurorës dhe institucioneve shtetërore. Ai akuzohet se i bëri këto vepra nëpërmjet postimeve në Twitter dhe teksteve, nëpërmjet të cilave sulmonte monarkinë dhe policinë.

Ai duhej të dorëzohej javën e kaluar, por e sfidoi këtë urdhër.

Gati dy orë pasi forcat policore u futën brenda në universitet, Hasel u arrestua dhe u largua nga objekti ndërsa bënte thirrje “vdekje shtetit fashist”.

Edhe Policia në Barcelonë arreston dhjetëra protestues të cilët po kërkojnë lirimin e reperit Pablo Hasel Botë Policia në Barcelonë arreston dhjetëra protestues të cilët po kërkojnë lirimin e reperit Pablo Hasel

Dhjetëra mbështetës kishin arritur më herët dhe kishin bërë një barrikadë në Universitetin e Lleidas.

Nga fotografitë shiheshin aktivistët duke tentuar ta largonin policinë për të larguar ata.