21 Savage , reperi i nominuar për çmimin “Grammy”, u arrestua të dielën nga autoritete e SHBA-sw. Zyrtarët e emigracionit thanë se ishte ilegal në vend dhe një kriminel i dënuar. “Reperi, emri i të cilit është Sha Yaa Bin Abraham-Joseph, erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Mbretëria e Bashkuar si një adoleshent në vitin 2005, duke shkelur vizën e tij për t’u vendosur në Atlanta”, tha Bryan Cox, zëdhënës për zyrën e emigracionit dhe Zbatimit Doganor.
Cox tha se Abrahami-Jozef ka qenë i arrestuar në Gjeorgji dhe që më pas u dëbua nga Gjykata Federale e emigracionit. Sipas tij Abrahami-Jozef u dënua për drogë në Gjeorgji më 2014. Avokatja e tij tha se po punohet për lirimin e tij nga paraburgimi dhe për t'u sqaruar për çdo keqkuptim /Shqip.