Paris, 23 janar - Këngëtari amerikan Chris Brown është arrestuar në Francë nën akuzat për përdhunim.
Zyrtarët e policisë franceze njoftuan se Brown dhe dy persona të tjerë janë arrestuar të martën në Paris, pas padisë penale që kundër tyre e parashtroi një grua.
Gruaja ka parashtruar padinë për përdhunim ndaj Brown dhe dy personave tjerë në administratën lokale 17 në veriperëndim të Parisit, ndërsa njëri nga dy personat në fjalë theksohet se është edhe truproja e Brown.
Ndërkohë që Sony Music ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me arrestimin e Chris Brown, i cili edhe në të shkuarën e tij në vitin 2009 kishte pranuar akuzat për sulmim ndaj këngëtares Rihanna, e cila gjatë asaj periudhe ishte e dashura e tij.
Ai përfundoi në vitin 2015 periudhën e lirimit me kusht pasi ndodhej nën mbikëqyrje në lidhje me këtë çështje.
-
Chris Brown arrestohet në Londër, akuzohet për lëndim të rëndë trupor
-
Chris Brown lirohet nga burgu, vazhdon të hetohet për përdhunim
-
Arrestohet këngëtari Chris Brown
-
Chris Brown në gjykatën e Londrës para gjykimit që pritet të nisë në tetor
-
Gjyqi 90 milionë dollarësh - Chris Brown kërkon të mos përmendet Rihanna