Reperja e njohur shqiptare por që jeton në Zvicër, Loredana Zefi, e njohur edhe pse është gruaja e reperit kosovar Mozzik, është arrestuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane.
Kështu njofton gazeta zvicerane “20 minuten”, pasi ajo dyshohet se ka shkaktuar një dëm material ndaj një çifti zviceran, e që kap vlerën e mijëra frangave.
Siç raporton ky medium, Loredana akuzohet për mashtrim në vlerë të 700 mijë frangave, kurse vëllai i saj Berati për 200 mijë sosh. Thuhet se të dy bashkë kanë marrë para nga çifti 50 vjeçar përmes vënies në lajthitje, kanosjes dhe kërcënimit, transmeton Koha.net.
Vitin e kaluar, çifti deklaruan se i dhanë para kesh në dorë vëllait të Loredanës, teksa më vonë erdhi në lojë edhe vet Loredana. Çifti posedon fakte përmes transaksioneve bankare të bëra për deponimin e parave ndaj dyshes vëlla e motër.
Çifti thotë se ata morën gjithçka prej tyre, thuajse të gjitha paratë.
Edhe
Loredana do t’ia paguajë rreth 430 mijë franga palës që e akuzonte për mashtrim
“Morën gjithçka nga ne. Çdo gjë që ne si njerëz të zakonshëm punuam për to”, ka thënë Petra Z, e cila e raportoi rastin në Polici.
Ajo thotë se madje e ka menduar edhe vetëvrasjen.
“Për shkak të saj kam dashur ta vrasë veten”, ka thënë ajo duke përmendur edhe faktin se si rrjedhojë e këtij dëmi material, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë humbur edhe ndërtesën e tyre.
Petra Z sqaron se në vitin 2016, muaji qershor, ajo kishte rënë pre e një personi që quhej “Antonio”, e që iu kishte paraqitur si oficer doganor në aeroportin Euro-Airport Basel-Mulhouse, por që në të vërtetë doli të jetë Berati, vëllai i Loredanës. Thotë se çdo gjë që ai i thoshte i besonte, sepse ishte me të vërtetë bindës.
“Antonio”, dy muaj pasi ishte njohur me Petra Z, i kishte kërkuar asaj para, kinse se e kishte nënën e sëmurë dhe po i duhej një veshkë e re. I kishte thënë se ajo nuk posedonte sigurim shëndetësor dhe trajtimi në Zvicër për të ishte i pamundur. Petra thotë se menjëherë i kishte ofruar 87,000 franga, të cilat ia kishte huazuar e Berati i kishte premtuar se do t’ia kthejë.
“Më premtoi se deri në fund të vitit do të mi kthente. Atëherë ishte viti 2016”, është shprehur Petra Z për 20 minuten.
Por pasi kaluan vite dhe ai më nuk u lajmërua, çifti kishte nisur hetimet për të derisa kuptuan të vërtetën nga autoritetet se ai njihej me emrin Berat.
Edhe
Dyshime se Loredana grabiti edhe ish-fotografin e saj
Paratë që i kishte transferuar Petra Z, kaluan në emër të Loredanës, por që njihej si Anna Landmann, që kinse punonte në zyrën e një prokurori.
{gallery}