Showbiz

Ariana Grande tregon se përse po e përdor emrin e vërtetë në filmin “Wicked”

Ariana Grande

Ariana Grande

Artisja e njohur, Ariana Grande, ka treguar përse po e  përdor emrin e vërtetë në filmin “Wicked”.
31-vjeçarja, e cila në këtë film luan rolin e Glindas (shtrigës së mirë), ka zgjedhur që në fund të filmit kur del lista e aktorëve pjesëmarrës të filmit, të figurojë emri i saj i vërtetë, Ariana Grande-Butera.

Thotë se kjo është për të nderuar vitet e saja të fëmijërisë kur për herë të parë u dashurua me këtë film klasik.

“Teknikisht, ky është emri im kur kam qenë e vogël. Kjo eksperiencë më rikthej në fëmijëri. U riktheva në fëmijërinë time në shumë mënyrë nga ajo që arrita të mësoj nga roli i Glindës, e Elphabas. Ai ishte emri im kur isha 10 vjeçe dhe mu duk si një mënyrë e bukur për ta nderuar vajzën që isha. Ishte thjesht diçka që doja ta bëja”, ka thënë Grande për Hit Network, ka raportuar FemaleFirst.

Filmi “Wicked” është një tjetër interpretim i filmin të mirënjohur “The Wizard of Oz”, ku shpërfaqet historia se si Elphaba shndërrohet në shtrigën e ligë të perëndimit, ndërkohë që shoqja e saj e klasës Glinda bëhet shtriga e mirë e tokës magjike.

Ky mjuzikëll është i bazuar në librin e Gregory Maguires.

Krijuesja e hitit “Into You” së fundmi ka thënë se gjithnjë e ka ditur se do t’i duhej “ta fitonte” rolin dhe se në asnjë mënyrë nuk ia kanë dhënë këtë rol vetëm sepse tashmë është e famshme.

“Njerëzit shpesh më pyesin ‘A ke pasur nevoje të shkosh në audicion?’. Sigurisht që po! Është ‘Wicked’. Ky film, në xhirime, kërkon aftësi krejtësisht të ndryshme nga ato me të cilat më kanë parë njerëzit ti bëj. Është ‘Wicked’. Kjo është gjëja më e respektueshme, normalisht që duhet ta fitosh rolin”, pati thënë Grande në podcastin “Sentimental Men”.