Showbiz

Ariana Grande shet vilën në Hollywood Hills për 14 milionë dollarë

Këngëtarja Ariana Grande ka shitur vilën e saj në Hollywood Hills për një çmim prej 14 milionë dollarësh.

Ylli i hitit “Thank U, Next” është zhvendosur në banesën luksoze gjatë verës së shkuar, por ka arritur që të gjenerojë një fitim të rregullt prej 300.000 dollarësh.

Revista “TMZ” ka raportuar se prona e saj me katër dhoma gjumi, shtatë banja me pamje nga Los Angelesi dhe me një bodrum vere, pishinë dhe pajisje fitnesi, ishte plaçkitur së fundmi, pak më shumë se një vit pasi që ylli 28-vjeçar i popit e kishte blerë për një çmim prej 13.7 milionë dollarësh.

Grande është martuar në maj me agjentin e patundshmërive Dalton Gomez, në një ceremoni të thjeshtë me vetëm 20 të ftuar në shtëpinë e tyre në Montecito të Californias.

Çifti, i cili ishte fejuar në dhjetor pas pak më pak se një viti në lidhje, “e dinte qysh në fillet e procesit të planifikimit” se donin t’i bënin betimet në shtëpinë.

Ndërkohë, sipas burimeve të afërta me Gomezin, agjenti ndihet “perfekt” me Granden, sepse nuk shqetësohet nga suksesi i saj.

“Ata përshtaten shumë mirë së bashku. Daltoni nuk i shqetësohet famës së saj dhe është shumë i përshtatshëm për të. Ai është i ri, por i pjekur dhe e di se çfarë do nga jeta”, ka thënë burimi i afërt me çiftin. “Është shumë punëtor dhe i fokusuar. Është me këmbë në tokë dhe nuk i pëlqen vëmendja. Nuk i bën përshtypje fama. Ai është i përsosur për të”.

Këngëtarja e hitit “God is a Woman” dhe 26-vjeçari e kishin filluar lidhjen e dashurisë në janar të 2020-s. Në maj, ishin paraqitur për herë të parë zyrtarisht së bashku në videoklipin e këngës së Grandes me Justin Bieberin “Stuck with U”, para se ta zyrtarizonin lidhjen në “Instagram” në muajin qershor.

Çifti zgjodhi që të martohej në privatësi, ngase nuk donte që të priste derisa të zbuteshin masat për frenimin e përhapjes së COVID-19, për të bërë dasmë të madhe.

“Ajo e kuptoi se i pëlqente të bënte dasmë më të vogël, më intime. Është shumë e lumtur që patën mundësi ta bënin në heshtje”, ka thënë një burim.

Image