Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande dhe Taylor Swift kryesojnë në kandidimet për 2019 MTV VMA

Ariana Grande dhe Taylor Swift kryesojnë në kandidimet për MTV Video Music Awards 2019 me nga 10 sish.

Të dyja do të garojnë për çmimet Video of the Year dhe Song of the Year, ndërsa Ariana është gjithashtu në garë për Artist of the Year.

Billie Eilish dhe Lil Nas X gjithashtu i pret një natë e madhe në Prudential Center të New Jerseyit muajin e ardhshëm, pasi që i morën nga nëntë dhe tetë kandidime, shkruan KOHA Ditore. Të dy garojnë për çmimin Best New Artist, ndërsa 17-vjeçari Eilish është nominuar edhe për Artist of the Year.

Hiti i Lil Nas X i cili qëndroi për 16 javë në krye to top listave duke u barazuar me rekordin e deritanishëm, Old Town Road, është në garë për Song of the Year dhe Video of the Year.