Butrint Imeri ka njoftuar se ngjarja që do të zhvillohej të mërkurën mbrëma në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë e ku ai do të performonte, është anuluar.
Sipas një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ngjarja është anuluar për arsye teknike dhe operacionale.
“Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbrëmje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që për arsyeje teknike dhe operacionale, eventi i planifikuar për sonte do të anulohet deri në një njoftim të ardhshëm për një datë të re brenda këtij sezoni të nxehtë veror”, ka shkruar Imeri.
Ai ka thënë se janë duke punuar për të caktuar një datë të re për ngjarjen.
“Ne po punojmë shumë që të sjellim sa më shpejt një datë të re me një organizim të veçantë për të kaluar një natë që do të mbahet mend për shumë kohë. Falënderojmë Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunim. Shihemi shpejt në njoftimin e ardhshëm!”, ka shkruar ai.
Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbramje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që...
Posted by Butrint Imeri on Wednesday, August 3, 2022
-
Anulohen performancat live në “Prite n’shesh” në Prishtinë
-
Efekti potencial i vendimit në Hagë shtyn edicionin e Festivalit të Jazzit
-
Koncerti i Yll Limanit, Policia del me njoftim për masa të veçanta në trafik
-
Paralajmërime për vërshime, në kryeqytet anulohet mësimi
-
Shiten të gjitha biletat për dy netët e para të koncertit të Alban Skenderajt në Prishtinë