Aktori legjendar Anthony Hopkins ka publikuar këngën e tij të parë si kompozitor i muzikës klasike, “Bracken Road”, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e tij artistike në moshën 88-vjeçare, ka shkruar The Guardian.
Kënga është pjesë e albumit të tij debutues “Life Is a Dream”, i cili do të publikohet më 21 gusht. “Bracken Road” bazohet në veprën “1947: Suite for Solo Piano and Orchestra” dhe është frymëzuar nga kujtimet e fëmijërisë së Hopkins në Margam, Uellsin Jugor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Muzika ishte dashuria ime e parë, dëshira ime e parë. Kam kompozuar gjatë gjithë jetës sime. Disa nga këto vepra më kanë shoqëruar për dekada dhe vazhdoj t’u rikthehem. E gjithë jeta ime është një ëndërr”, ka thënë Hopkins, i cili ka nisur të luajë piano që në moshën katërvjeçare.
Albumi është incizuar me Philharmonia Orchestra, nën dirigjimin e Gustavo Dudamel, ndërsa marrin pjesë edhe violonçelisti Gregorio Nieto dhe pianisti Sergio Tiempo.

Hopkins e ka cilësuar bashkëpunimin me Decca Classics si privilegj të madh.
“Nën dirigjimin e Gustavo Dudamel, çdo notë mori një kuptim të thellë, duke krijuar një peizazh muzikor që i fton dëgjuesit të ndiejnë dhe të imagjinojnë diçka krejt personale”, ka thënë ai.
Nga ana e tij, Dudamel ka vlerësuar talentin muzikor të aktorit.
“Anthony Hopkins është një artist i rrallë, krijimtaria e të cilit shkon përtej aktrimit. Muzika e tij ka bukuri, ndjeshmëri dhe mjeshtëri. Ai kompozon me zemrën e një rrëfimtari dhe instinktin e një poeti”, ka thënë ai.