Aktori i filmit “Baby Driver”, Ansel Elgort, më në fund ka reaguar ndaj akuzave kundër tij, për sulm seksual.
Duke e postuar një mesazh të gjatë në Instagram, Elgort i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet duke thënë se ai “kurrë nuk do ta sulmonte dikë seksualisht”. transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktori i njohur hollywoodian është akuzuar për sulm seksual nga një adhuruese e tij, sipas së cilës rasti kishte ndodhur në vitin 2014 kur ajo ishte vetëm 17-vjeçare. Personi në fjalë e kishte ndarë një postim përmes llogarisë së saj në Twitter, i cili menjëherë u bë viral.
Në mesazhin e tij të postuar të shtunën mbrëma, aktori Elgort tha se po ndihet si stresuar nga fjalët që po shkruhen për të në rrjetet sociale.
“Nuk mund të them se i kuptoj ndjenjat e saj, por mund t’iu siguroj që përshkrimi i saj i ngjarjes është plotësisht i pasaktë. Unë kurrë nuk e kam sulmuar dikë seksualisht. Është e vërtetë se ne e kemi pasur një lidhje të shkurtër dhe konsensuale në vitin 2014, por fatkeqësisht unë nuk jam ndarë nga ajo në mënyrën e duhur. Thjeshtë, e shkëputa komunikimin me të, që është një veprim i pamatur dhe diçka e rëndë për t’ia bërë një personi. E di që kërkim falja me vonesë nuk i shfajëson sjelljet e mia. Dhe kur shikoj prapa në mënyrën si kam vepruar, ndjehem shumë i turpëruar. Më vjen vërtetë keq,” kishte shkruar Elgort në mesazhin e tij.
Ndërkaq, vajza e cila po e akuzon aktorin ka bërë të ditur se ajo ishte vetëm 17-vjeçare dhe nuk kishte eksperiencë seksuale, derisa aktori asnjëherë nuk e kishte pyetur nëse dëshiron të ndalej. Ai madje i kishte bërë komplimente të pahijshme si dhe i kishte kërkuar disa herë që t’i dërgonte fotografi nudo.
Ndër të tjera, ajo ka treguar se tani po ndihet e gatshme të flasë për këtë eksperiencë të hidhur për të, dhe të provoj ta shërojë veten nga stresi emocional.