Showbiz

Anne Hathaway dhe Ben Affleck në "The Last Thing He Wanted"

Regjisorja e nominuar për Oscar, Dee Rees, është rikthyer në aksion dhe atë me një film të ri që e ka bërë për Netflix, i cili premierën e pati në “Sundance Film Festival”.

Filmi titullohet “The Last Thing He Wanted”, ndërsa ngjarja është e bazuar në romanin me të njëjtin titull nga Joan Didion, dhe tani kemi mundësinë ta shohim edhe fragmentin e parë.

Image

Filmi na sjell Anne Hathaway në rolin kryesor të një nëne kryefamiljare dhe një gazetareje serioze e cila i heton aktivitetet e grupeve rebele Contra në Amerikën Qendrore, larg nga shtëpia, ku ajo has në censura të përhershme derisa lufton me babanë e saj të sëmurë (Willem Dafoe), i cili në fund del të jetë lojtari kryesor në historinë që përpiqet ta zbulojë, shkruan KOHA Ditore. Prej tij ajo gjithashtu e trashëgon pozicionin e tregtarit të armëve.

Ben Affleck, Rosie Perez dhe Toby Jones gjithashtu luajnë në këtë triler të ri, i cili në Netflix vjen më 21 shkurt.