Ambasadorja e OKB-së, Angelina Jolie vizitoi një kamp refugjatësh në kufirin Kolumbi-Venezuelë.
Aktorja shkoi atje për të mësuar më shumë rreth kushteve me të cilat emigrantët përballen si edhe për të rritur ndërgjegjësimin për nevojat e tyre.

Ylli i Hollywoodit u takua me punonjësit e ndihmave, venezuelasit dhe vizitoi një kamp të ndërtuar nga UNHCR-ja për emigrantët e pambrojtur.
Jolie vlerësoi Kolumbinë për pranimin e më shumë se 1.3 milionë emigrantëve venezuelas dhe u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të zhvilluara të bëjnë më shumë për të ndihmuar refugjatët në mbarë botën./oranews
Artikuj të ngjashëm
-
Angelina Jolie viziton refugjatët ukrainas në Romë
-
Vizita e papritur e Angelina Joliet në Ukrainë shoqërohet me një incident të pazakontë
-
Angelina Jolie heq dorë nga posti i të dërguarës së OKB-së për refugjatët
-
Angelina Jolie shkon në Ukrainë, viziton refugjatët
-
Angelina Jolie ka udhëtuar drejt Jemenit për t’i ndihmuar refugjatët