Angelina Jolie do ta marrë rolin e këngëtares operistike Maria Callas në një film biografik.
Me regji të Pablo Larraín, filmi i titulluar Maria "tregon historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e rijetuar dhe ri-imagjinuar gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve 1970", raportoi Variety.
“Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë për jetën dhe trashëgiminë e Marias. Do të jap gjithçka që mundem për të përmbushur sfidën. Pablo Larrain është një regjisor që e kam admiruar prej kohësh. Të kesh mundësinë për të treguar më shumë për historinë e Marias me të dhe me një skenar të Steven Knight, është një ëndërr”, ka thënë Jolie.
Callas ishte një nga këngëtaret soprano më të njohura të shekullit të 20-të, e cila lindi në Amerikë në vitin 1923, por u rrit në Greqi që në moshën 13-vjeçare.
-
Për ta luajtur rolin e Maria Callasit, Joliet iu desh të mësonte të frymonte përsëri
-
Angelina Jolie e luan rolin më emocionues të karrierës në “Couture”
-
Angelina Jolie kujton nënën gati 20 vjet pas vdekjes
-
Jolie: Gjatë xhirimeve të filmit “Maria” fëmijët e mi e panë dhimbjen brenda meje
-
Angelina Jolie thotë se ndihet me fat që është artiste