Studioja filmike “Sony” ka publikuar pamjet e para të filmit që bën bashkë yjet, Paul Rudd dhe Jack Black, “Anaconda”.
Tom Gormican, i cili drejtoi filmin “The Unbearable Weight of Massive Talent” dhe shkroi skenarin e filmit, “Beverly Hills Cop: Axel F”, e ka bashkëshkruar dhe ka bërë regjinë e filmit të ri, “Anaconda”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht se e ndanë të njëjtin titull me trilerin e vitit 1997, projekti i ardhshëm “Anaconda” nuk është ripërpunim i filmit në të cilin luanin aktorë, Jennifer Lopez, Owen Wilson, Ice Cube, Jon Voight, Eric Stoltz dhe Jonathan Hyde.
Në qendër të tregimit është një grup miqsh që po përballen me kriza të moshës së mesme dhe nisen të rikrijojnë filmin e tyre të preferuar nga rinia. Black luan rolin e Doug, një videograf dasmash dhe Rudd vjen në rolin e Griffit, një aktor dytësor. Megjithatë kur ata shkojnë në xhungël, gjërat shumë shpejtë marrin kthesë të papritur.
Pjesë e kastës së aktorëve janë edhe Thandiwe Newton, Steve Zahn, Daniela Melchior dhe të tjerë.
“Anaconda” lansohet nëpër kinema më 25 dhjetor të këtij viti.