Komediania dhe aktorja, Amy Schumer, thotë se po ndihet mirë pas operacionit të largimit të mitrës si pasojë e sëmundjes Endometriosis, dhe intervenimit kirurgjik për largimin dhjamit në bark.
Në postimin e saj të fundit, Schumer duket e fuqishme dhe e shëndetshme si dhe tregoi se më në fund po ndihet mirë pas operacionit për trajtimin e Endometriosis si rezultat i së cilit mjekët ia kanë larguar mitrën dhe apendiksin.
“Më në fund po ndihem shumë mirë. Ka qenë një rrugëtim sfidues për mua. Faleminderit kirurgëve që më ndihmuan ta kthej fuqinë time. Kurrë nuk e kisha menduar se do të bëja ndërhyrje kirurgjike, por më flisni pasi edhe ju të përjetoni dhimbje të mitrës për dy vjet e gjysmë, dhe pasi t’i mbushni 40-vjet”. I falënderoj të gjithë që janë kujdesur për mua, përfshirë këtu miqtë dhe familjen time”.
Schumer e bëri të ditur lajmi e heqjes mitrën dhe apendiksin në shtator të vitit të kaluar, kjo pasi me vjet të tëra kishte përjetuar dhimbje të tmerrshme si pasojë e Endometriosis, sëmundje kjo e cila manifestohet me krijimin e disa shtresave të indeve jashtë mitrës, çka shkaktojnë gjakderdhje dhe dhimbje të mëdha gjatë ciklit, si dhe mund të përhapen edhe tek organet tjera.
Schumer e ka një djalë dy vjeçar me bashkëshortin e saj, Chris Fischer, dhe situata e fundit me shëndetin e yllit të komedisë duket se ua ka prishur planet e zgjerimit të familjes. Çifti beson që në të ardhmen do të tentojë ta sjellë në jetë edhe një fëmijë, përmes një nëne surrogate.
Ylli i filmit “TrainWreck”, vazhdimisht e shfrytëzon famën e saj për të mbështetur kauza të ndryshme të cilat i ka për zemër.
-
Amy Schumer ndërmerr një hap tjetër interesant pas humbjes së peshës
-
Michelle Pfeifferi thotë se mëmësia i ka sjellë ekuilibër
-
Vonn ka këputur ligamentin, por do të garojë në Lojëra Olimpike
-
Amy Schumer tregon se po divorcohet
-
Ariana Grande tregon se si aktrimi e ndihmoi ta shëronte marrëdhënien e saj me muzikën