Showbiz

Amy Schumer i është nënshtruar një operacioni të rëndë

Foto: AP/Associated Press

Aktorja e njohur komike, Amy Schumer, ka zbuluar së fundmi se i është nënshtruar operacionit për trajtimin e sëmundjes së njohur me emrin Endometriosis, dhe si rezultat mjekët ia kanë larguar mitrën dhe apendiksin.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @amyschumer

 

Sëmundja në fjalë është mjaft e zakonshme tek gratë e moshave të ndryshme, dhe deri vonë ka qenë e vështirë të diagnostikohet. Ajo manifestohet me krijimin e disa shtresave të indeve jashtë mitrës, çka shkakton gjakderdhje të mëdha dhe dhimbje të tmerrshme gjatë ciklit, si dhe mund të përhapen edhe tek organet tjera.

Amy përmes Instagramit i ka lajmëruar fansat se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po e merr veten nga ky operacion i vështirë por i domosdoshëm. Tutje ajo u ka bërë thirrje të gjitha grave që vuajnë nga dhimbje të rënda të ciklit, që të konsultohen me mjekët ngase ka gjasa që edhe ato vuajnë nga Endometriosis.

Aktorja është lavdëruar për faktin se po e tërheq vëmendjen e publikut rreth kësaj sëmundje, pasi me vite gratë kanë pësuar nga diagnozat e gabuara.

Schumer e ka një djalë me bashkëshortin e saj, Chris Fischer, dhe situata e fundit me shëndetin e yllit të komedisë duket se ua ka prishur planet e zgjerimit të familjes. Çifti beson që në të ardhmen do të tentojë ta sjellë në jetë edhe një fëmijë, përmes një nëne surrogate.

Ylli i filmit “TrainWreck”, vazhdimisht e shfrytëzon famën e saj për të mbështetur kauza të ndryshme të cilat i ka për zemër.