Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Amber Heard thotë se Depp ushtroi dhunë ndaj saj kur ishte nën ndikim të drogës

Amber Heard i ka thënë gjykatës se Johnny Depp e ka goditur në mënyrë të përsëritur gjatë tërbimeve të nxitura nga droga dhe alkooli, veprime të cilat sipas saj e kishin kthyer ish-bashkëshortin e saj në një njeri të tmerrshëm.

Duke mbajtur qëndrimin e dëshmitarit në javën e katërt të gjyqit, Heard pretendoi se dhuna kishte filluar në vitin 2012, shkruan BBC.

Depp po e padit Heard për një histori që ajo e përshkoi vetën si viktimë e abuzimit në familje.

Në dëshminë e tij, Depp mohoi çdo akuzë.

Gjatë disa orësh dëshmie në gjykatën e Virxhinias të mërkurën, Heard kujtoi ndërveprimet e saj të para me Depp në xhirimet e filmit të vitit 2011 “Ditari i Rumit” në Puerto Riko.

Dyshja u rilidhën në një turne shtypi për filmin disa vite më vonë, gjatë të cilit zonja Heard tha se ata “ranë në dashuri”.