Aktorja amerikane, Amanda Bynes (33), po i mbush përsëri tabloidet amerikane. Ish-ylli i Disney është larguar nga klinika e rehabilitimit dhe është në kërkim të një apartamenti të ri në Los Angeles, shkruan “The Blast”. Ajo nuk kishte arritur të kujdeset për veten për një kohë, por gjykatësi vlerësoi se mund të largohej nga klinika dhe të jetojë vetëm.
Amanda, gjithashtu, u largua nga fakulteti, ndërsa prindërit e saj u shqetësuan se ajo mund të fillojë përsëri ta marrë drogën, kështu që ata iu drejtuan gjykatësit që të provonte ta shpëtonte vajzën e tyre, shkruan KOHA Ditore. Për të janë shqetësuar edhe fansat e saj, sepse aktorja e tyre e preferuar nuk ngjan më me veten e saj.
Një burim i afërt me aktoren tha për “The Blast” se Amanda ishte larguar nga klinika një javë më parë dhe se ajo nuk e di se ku jeton tani, dhe se iu është nënshtruar masave të rrepta me të cilat duhej të testohej rregullisht për drogë. Përveç kësaj, ajo e kishte një kohë të caktuar gjatë së cilës lejohej të dilte, dhe gjithashtu kishte marrë ndihmë psikologjike.
Por raportet e mediave amerikane thonë se Amanda u vendos tek prindërit e saj Lynn dhe Rick Bynes derisa ta marrë veten. Ata kanë qenë gjithmonë mbështetja e saj më e madhe. Aktorja problematike në fund të vitit të kaluar u largua nga i njëjti institucion dhe po e planifikonte një rikthim të madh në Hollywood, por prapë ka vendosur që ishte më së miri t’u kthehej trajtimeve të mëtejshme.
Ajo raportohet se shkoi në trajtime në Los Angeles për shkak të një presioni të madh nga publiku dhe kthimit të saj para kamerave, si dhe stresit që e ndjeu për shkak të shkuarjes në audicione. Përndryshe, Amanda kohët e fundit foli hapur për luftimin e depresionit dhe varësisë nga droga.
“Çdo gjë që e kam bërë gjithë jetën time për të pasur sukses, e kam shkatërruar vetë”, – e pranoi aktorja pasi u shtrua për herë të parë në spital në një institucion psikiatrik pesë vjet më parë.