Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktorja problematike shokon sërish fansat pas daljes nga klinika e rehabilitimit

Ylli adoleshent problematik, tani 33-vjeçarja Amanda Bynes, përsëri ka shokuar publikun, pasi që u largua me dëshirë nga klinika e rehabilitimit prej ilaçeve dhe alkoolit.

Amanda në profilin e saj në Instagram e postoi një foto në të cilën pozon gjoja se me faqen e majtë me tatuazh, në të cilën shihet qartë skica e zemrës në anën paksa të fryrë dhe të skuqur të fytyrës së saj.

Me foton e postuar ajo e la vetëm një emoji të astronautit, dhe e fiki opsionin e komenteve, siç bëri edhe me fotot e postuara më parë.

Amanda më fillim të këtij muaji u largua nga klinika e rehabilitimit dhe u vendos në shtëpinë e prindërve të saj Lynn dhe Rick Bynes, të cilët gjithmonë kanë qenë mbështetja e saj më e madhe, shkruan KOHA Ditore. Thuhet se po e kërkon një apartament të vetin, ndërsa një burim i afërt me të tha për Entertainment Tonight se gjykatësi e mori vendimin se jeta e saj me prindërit është e pranueshme pasi që u largua nga klinika.

"Është në marrëdhënie të shkëlqyera me prindërit, gjithmonë kanë qenë të afërt", tha burimi.

Sidoqoftë, frika dhe brengosjet se ajo sërish do të fillojë të drogohet janë pothuajse vazhdimisht të pranishme, megjithëse vetë Amanda ia paraqiti gjykatësit planin e vazhdimit të kërkimit të ndihmës dhe të rehabilitimit nga varësitë.

Edhe Amanda Bynes largohet nga klinika e rehabilitimit Showbiz Amanda Bynes largohet nga klinika e rehabilitimit

"Ndoshta nuk do të kthehet më në klinikë, tani nuk merr drogë, ndihet mirë si psikikisht ashtu edhe fizikisht. Por megjithatë, ende nuk mund ta dimë se çfarë do të ndodhë", tha një burim anonim.

Përndryshe, ky ish-yll i fëmijëve doli nga i njëjti institucion në fund të vitit të kaluar dhe po e planifikonte një rikthim të madh në Hollywood, por prapë vendosi se ishte më mirë që të kthehej për trajtim të mëtejshëm.

Një burim i afërt me aktoren 32-vjeçare në atë kohë zbuloi se ajo po ndiqte trajtimet në Los Angeles për shkak të presionit të madh publik dhe kthimit para kamerës, si dhe stresit të cilin e ndjente duke shkuar në audicione.