Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Amal ia ndalon George Clooneyt ngasjen e motoçikletës

Amal Clooney ia ka ndaluar bashkëshortit të saj George t’i ngasë motoçikletat dhe skuterët pas aksidentit të tij të frikshëm në Itali vitin e kaluar.

Ylli i “Ocean’s Eleven”, i cili i mbush 58 të hënën, u hospitalizua në korrikun e kaluar, kur një automobil hyri në korsinë e skuterit të tij, ndërsa ky po shkonte në punë në Sardenjë për ta filmuar serinë e tij të ardhshme të Hulu, “Catch-22”.

Përplasja bëri që aktori të hidhet mbi xhamin e automjetit, duke e thyer xhamin para se të hidhet në ajër dhe të zbresë në rrugë.

Fatmirësisht, George shpëtoi me lëndime të lehta, por ndodhia a fundit ishte e mjaftueshme për bashkëshorten e tij të brengosur, avokaten e të drejtave të njeriut Amal, që t’ia ndalojë atij që ta ngasë motoçikletën përsëri, shkruan KOHA Ditore.

"Nuk më lejohet të ngas motoçikleta", e pranoi Clooney në ngjarjen e Hulu në New York City të mërkurën.

Edhe George Clooney nuk do të puthet më me vajza nëpër filma Showbiz George Clooney nuk do të puthet më me vajza nëpër filma

"E pësova një aksident vërtet të keq. E godita një njeri në shpejtësi prej 110 km në orë, me motoçikletën time. Kështu që me kaq përfundon, nuk ka më motoçikleta".

Reagimi i ashpër i Amal ndaj përplasjes e frymëzoi bashkëshorten e partnerit producent të George, Grant Heslov, që ta aplikojë të njëjtën ndalesë ndaj bashkëshortit të saj.