Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Albumi “Folkore” i Taylor Swift thyen rekorde në shtije online

Albumi “Folkore” i këngëtares 30 vjeçare Taylor Swift, u publikua pa paralajmërim, por sidoqoftë albumi theu rekorde të shitjeve.

Albumi i fundit i këngëtares se njohur u shit për 1.3 milionë kopje përreth botës brenda 24 orëve të publikimit dhe gjithashtu theu rekorde në platformat për blerje online të muzikës si Spotify, Apple Music dhe Amason Music.

“Folklore” arriti rekordin e parë si artiste femër sa i përket dëgjimit online në Spotify, me 80.6 milionë dëgjime në ditën e parë, shkruan Female First.

Njëjtë, ky album u bë më i shkarkuari edhe në Apple Music brenda 24 orëve nga publikimi, duke arritur në 35.47 shkarkime brenda një dite.

Ndërkohë, Taylor zbuloi se nuk i kishte treguar as miqve se po krijonte këtë album, transmeton KOHA.

Edhe Taylor Swift thyen rekordin në Spotify me albumin e ri Showbiz Taylor Swift thyen rekordin në Spotify me albumin e ri

Ylli i muzikës pop i befasoi adhuruesit duke publikuar albumin e saj të tetë të enjten mbrëma, dhe pranoi se ishte përpjekur shumë për ta mbajtur projektin fshehtësi.

“Nuk i tregova as miqve deri pak para publikimit. Ishte fshehtësia ime dhe asnjëherë nuk kam bërë muzikë në këtë mënyrë”, shtoi ajo.