Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Akuzuesja për sulm seksual dëshiron t’i kërkohet falje para se të vdesë Kenny Rogers

Legjenda e muzikës country Kenny Rogers është hospitalizuar në Georgia – ndërsa tani gruaja që e akuzoi atë për sulm seksual po kërkon kërkim-falje nga superylli, sipas RadarOnline.com.

Lisa Applewhite Kimbell pretendoi se Kenny ia ka shkatërruar jetën kur ai e sulmoi seksualisht gjatë një "audicioni të supozuar të filmit" pothuajse 30 vjet më parë.

"Jam e pikëlluar që ai është i sëmurë dhe nuk dua që askush të vdes, por është koha që ai ta pastrojë shpirtin e tij për veprimet e tij", tha Kimbell ekskluzivisht për Radar. "Ai duhet të thotë, "Më vjen keq" për atë që ma bëri - para se të jetë tepër vonë!"

Lisa, tani 53-vjeçare, ishte studente e infermierisë dhe aktore me kohë të pjesshme kur u takua me yllin në vitin 1990 përmes një miku familjar, shkruan KOHA Ditore.

Ylli i hitit dyshohet se filloi ta thërriste atë dhe ta luste që ajo të shkonte në New York për të lexuar për një rol. Lisa shkoi - dhe pikërisht aty ajo thotë se gjërat shkuan shumë keq.

Edhe Edhe një padi për sulm seksual ndaj Diddyt, i kërkohen 15 milionë dollarë dëmshpërblim Showbiz Edhe një padi për sulm seksual ndaj Diddyt, i kërkohen 15 milionë dollarë dëmshpërblim

"Biseduam për një kohë, pastaj më kapi, më preku në mënyrë të papërshtatshme dhe u përpoq të më puthte", tha Liza. "Gjëja e fundit që ai tha derisa unë u largova ishte se ai kishte pushtet në Hollywood, dhe nëse do t’i tregoja dikujt, nuk do të bëhesha aktore".

Lisa - e cila aktualisht po shërohet nga operacioni rindërtues i fytyrës pasi që vuajti nga kanceri i lëkurës - pretendoi se Kenny madje e thirri atë në shtëpi për t'u përpjekur që t’i kënaqte fantazitë e tij të sëmura seksuale.

Ajo nuk foli për këtë deri në vitin 1992, kur dy femra të tjera pretenduan se ai u kishte bërë thirrje të pahijshme telefonike - dhe Lisa iu bashkua atyre në ngritjen e një padie kundër Kenny.

"U shokova kur zbulova se Kenny Rogersi, të cilin kaq shumë njerëz e njohin dhe e duan, nuk është tjetër veçse një plak i ndyrë", tha Lisa në atë kohë.

Kenny i mohoi akuzat e tyre, dhe ajo me kohë pati presion që ta anulojë padinë e saj.

Edhe pse tani është në një martesë të lumtur, Lisa tha se provokimi i supozuar "ende i shkakton asaj anksiozë".

Edhe Kenny Rogers – zëri që e solli muzikën country tek audienca e pop-it Kulturë Kenny Rogers – zëri që e solli muzikën country tek audienca e pop-it

Ndërkohë, hospitalizimi i fundit i 80-vjeçarit Kenny ka ngjallur drojën se ai po përballet me fundin.

Derisa përfaqësuesit këmbëngulin se Kenny nuk është i sëmurë seriozisht, ai nuk është parë në publik që nga prilli i vitit 2018, kur kanceri i fshikëzës e detyroi ta anulonte turneun e tij.