Rita Ora dhe Bebe Rexha përveç të qenit dy këngëtare shqiptare me famë botërore prej kohësh shquhen për miqësinë e fortë me njëra-tjetrën.
Madje afërsia e madhe mes tyre bëri shumëkënd të mendonin se ato kishin krijuar një front kundër një tjetër ylli shqiptar, Dua Lipës.
Bebe në vazhdimësi u supozua që mban krahun e Rita Orës, por së fundmi, gjërat kanë ndryshuar dhe ajo po shihet më shumë me Lipën.
Kaq ka mjaftuar që Bebe të akuzohet se e ka harruar Ritën. Këtë ia ka thënë një komentues në foton me Lipën por përgjigja e Bebes ka qenë e shpejtë. Madje dhe shumë e qartë. “JO! Mos ja nisni këtë. Rita është gjithashtu shoqja ime’, është përgjigjur Rexha për t’i shuar gjithë dilemat.

Artikuj të ngjashëm
-
Rita Ora flet për bashkëpunimin e mundshëm me Bebe Rexhën, Dua Lipën e Ava Maxin
-
Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave
-
Rita Ora lavdëron Dua Lipën dhe Bebe Rexhën
-
Rita Ora komenton Dua Lipën, entuziazmohet kur përmendet se janë shqiptare
-
Sherri mes Ritës e Duas shuan shpresat për bashkëpunim mes katër këngëtareve shqiptare