Ylli e serialit “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, e konfirmoi lajmin se ajo dhe partneri i saj, Matte Babel, e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e dytë. Foshnja është vajzë dhe është pagëzuar sipas gjyshes së ndjerë të aktores.
“Humbja e personit më të dashur në jetë në të njëjtin vit me ardhjen në jetë të vajzës sime të dytë, ka ndryshuar gjithçka për mua. Por një gjë mbetet e njëjtë brenda shpirtit tim, ngase jam e sigurt se ato dyja kanë kaluar kohë së bashku në parajsë, dhe kjo më sjell paqe dhe shumë lumturi. Jemi shumë të lumtur që je këtu me ne Rome. Ti e mbanë emrin e mikes sime më të mirë, shpirtit tim binjak, gjyshes sime të dashur Romaine”, ka shkruar aktorja në postimin e saj në Instagram.
35-vjeçarja e bëri publike shtatzëninë së dytë në muajin qershor, me ç’rast kishte deklaruar se lajmi i gëzueshëm po e ndihmonte ta përballojë vdekjen e gjyshës së saj.
Aktorja e shquar për rolin në serialin hit të Netflixit, “You”, gjatë fundjavës e shënoi paraqitjen e parë publike prej lindjes së fëmijës së dytë. Për revistën “People” ajo tha se po ndihet e lumtur që pati mundësi ta festojë markën e saj të çantave të udhëtimit, “BEIS”.
“Para pak ditësh e solla në jetë fëmijën tim të dytë dhe prandaj po e shijoj kaq shumë këtë ngjarje, sepse është hera e parë që dal nga shtëpia. Është ndjenjë e veçantë ta festosh brendin të cilin e k eke krijuar vet, dhe në njëfarë mënyre e konsideron si foshnjën tënde”.
Shay Mitchell dhe Matte Babel, të cilët janë në lidhje nga viti 2017, së bashku e kanë edhe vajyën dy vjeçare të quajtur, Atlas Noa.
Aktorja asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e saj për ta rritur familjen, dhe në një intervistë të realizuar verën e kaluar ajo kishte bërë shaka duke thënë se, është penduar që nuk e ka shfrytëzuar qëndrimin në shtëpi si pasojë e pandemisë, për ta lindur edhe një fëmijë.